Limi dhe Dolce shijojnë momente romantike bashkë gjatë festës, Alba i shikon me xhelozi nga larg

nga D. V.

Gjatë party-t të organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe Limit janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri.

Përveç kërcimeve sensuale, dyshja kanë shkëmbyer edhe puthje, duke treguar afrimitet dhe duke shijuar në maksimum atmosferën festive të krijuar në shtëpi.

Momente të tilla kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve, duke qenë se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë ndër më të komentuarat e këtij edicioni.

Ndërkohë, nga larg, situata është vëzhguar nga Alba, e cila është parë e heshtur dhe e mërzitur, duke ndjekur afrimitetin mes dyshes gjatë festës.

Party-ja duket se ka thelluar edhe më tej dinamikat mes banorëve, ndërsa raporti mes Dolces, Limit dhe Albës mbetet një nga temat që po mban gjallë interesin e publikut në Big Brother VIP Kosova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More