Hoxha: Fetai dëshmi se VLEN përfaqëson qasje të re institucionale

Nga B.M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Sot do të mbahet mbledhja konstituive e Këshillit nacional për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë e cila pritet të shënojë hap tejet të rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve që funksionojnë me standarde të larta integriteti dhe transparence.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka vlerësuar se vendosja e Arben Fetait, si shqiptari i parë në krye të këtij këshilli, paraqet moment domethënës dhe sinjal të qartë për një qasje të re institucionale, të bazuar në llogaridhënie dhe profesionalizëm. 

“Ky angazhim dëshmon se përkushtimi ndaj drejtësisë dhe transparencës ia vlen”, ka shkruar Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër