Bozhinovska: Më së mirë është që Çebreni dhe Galishta të jenë investime të brendshme, por bëhet fjalë për një investim të madh dhe duhet të shqyrtohen mundësitë e Buxhetit

nga D. V.

Shkup, 2 shkurt – Brenda një ose dy muajsh do të dihet se si do të realizohet projekti Çebren dhe Galishtë– nëse do të jetë një investim i plotë shtetëror apo do të realizohet përmes partneritetit publik-privat. Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, pajtohet se më së miri është që të jetë një investim i brendshëm, por thekson se bëhet fjalë për një investim të madh dhe duhet të shqyrtohen në mënyrë reale mundësitë financiare të Buxhetit.

“Pajtohem që është më së miri që projekti të jetë i ynë, por kur ta shohim Buxhetin dhe investimet kapitale do të shohim çfarë është reale. Bëhet fjalë për mbi një miliard euro në pesë vjet – kjo nuk është pak. Paralelisht, ka shëndetësi, transport dhe prioritete të tjera. Mendoj se brenda një ose dy muajsh do të kemi më shumë informacione”, deklaroi sot Bozhinovska pas konferencës për shtyp ku foli për Planin Vjetor për Ndërtimin e Projekteve Energjetike për këtë vit.

Nga Ministria e Energjetikës pohojnë se ka investitorë të interesuar për këtë projekt. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More