Balla i përgjigjet opozitës: Integrimi europian dikton agjendë të ngjeshur në Kuvend

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se për shkak të agjendës së ngjeshur që dikton procesi i integrimit europian, seancat plenare në Kuvend do të jenë më të ngarkuara.

Gjatë një konference për shtyp nga kryesia e Kuvendit, Balla iu përgjigj pretendimeve të deputetëve të opozitës mbi seancat e zgjatura të Kuvendit.

“Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi këtu në Tiranë se me këtë ritëm reformash Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029”, tha Balla.

Ndaj sipas tij, çdo deputet i Kuvendit, pavarësisht grupit parlamentar që i përket, duhet të kuptojë që është një mandat historik.

“Kjo legjislaturë është historike për sa i përket intensitetit të punës në Kuvend. Opozita ankohet përse Kuvendi ka seanca të gjata dhe duhet të punojmë deri vonë. Seanca të tilla të gjata do jenë më të shpeshta, ndoshta dhe me nevojën për të shtuar numrin e seancave plenare gjatë një jave. Viti 2026 do jetë një prej viteve parlamentare me intensitet më të madh, për shkak të numrit të madh të çështjeve”, sqaroi Balla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More