Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu, në male borë dhe ulje temperaturash nga e diela

Nga B.M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëshershme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më intensive. Në viset më të larta malore, reshjet e shiut do të kalojnë në borë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar jugore, gjë që do të kushtëzojë deri dielën temperatura relativisht të larta.

Sipas parashikimeve të DPHM, nga e diela do të fillojë të fryjë erë veriore dhe temperaturat do të jenë në rënie. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër