Krim i rëndë në familje, 35 vjeçari merr leje nga burgu dhe vret nënën, vajzën dhe ish gruan. Më pas I jep fund jetës

Nga B.M
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Turqia është tronditur nga krimi i rëndë. Mediat raportojnë që një 35-vjeçar i dënuar i quajtur Recep Cengiz mori leje nga burgu dhe vrau nënën e tij, vajzën e tij 8-vjeçare, ish gruan dhe më pas kreu vetëvrasje.

Cengiz kishte marrë një leje 11-ditore nga burgu ku po vuante një dënim katërvjeçar për mashtrim dhe kërcënime me armë.

Krimi ndodhi në lagjen Kuşkagız në Ankara ku 35-vjeçari fillimisht debatoi me nënën e tij 57-vjeçare, Aziz, përpara se ta vriste atë dhe vajzën e tij 8-vjeçare, Azra.

Më pas ai i futi trupat e tyre në bagazhin e makinës së tij dhe shkoi në shtëpinë e ish-gruas së tij, Ukan. Atje, sipas mediave turke, ai u maskua si shpërndarës dhe e vrau atë në hyrje të ndërtesës përpara se të qëllonte veten dhe t’i jepte fund jetës së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër