Komuna e Kumanovës apelon të hiqen veturat e prishura që janë të parkuara rrugëve

Nga admin
320 e lexuar

Shkup, 11 shkurt – Komuna e Kumanovës ju bënë thirrje qytetarëve që t’i lagrojnë veturat e automjetet nga rrugët publike, të cilat janë të prishura e dëmtuar dhe nuk lëvizin fare. Kjo kërkohet nga qytetarët të bëhët, sipas Vendimit të Komunës për Rend Komunal.
Organet kompetente komunale njoftojnë se pronarët e automjeteve të tilla janë të obliguar që së pari ato automjete t’i paraqesin tek Departamenti për çështje administrative, që gjendet në rrugën “JNA” pa numër.
Pas marrjes së vërtetimit për ç’regjistrim, qytetarët duhet të drejtohen tek Sektori për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorat ky, pranë Komunës së Kumanovës në rrugën “Bratstvo Edinstvo” numër 18, përballë Stadiumit të Qytetit të Kumanovës.
Nëse këto procedura ligjore nuk respektohen nga qytetarët, Komuna e Kumanovës paralajmëron se automjetet do të merren sipas detyrës zyrtare nga autoritetet kompetente, kurse të gjitha shpenzimet do të kompenzohen nga vetë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër