Nuk ka raportime për derdhjen e lumit Vardar afër Forinës, as për përmbytje të reja të objekteve në zonën e Kërçovës

Nga B.M
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shkurt – Në rajonin e Tetovës nuk ka njoftime të reja për derdhje të lumit Vardar në afërsi të fshatit Forinë, ku dje u regjistrua dalje e ujit nga shtrati dhe përmbytje, bën të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në Rajonin e Manastirit, përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 është marrë njoftim nga një banor i rrugës “Bukvski most” për një shtëpi të përmbytur. Rasti është paraqitur në NjTKZ për veprime të mëtejshme. Niveli i lumit Crna Reka në fshatin Novaci është 310 cm. Në SEL – Dollnen këtë mëngjes është realizuar kontakt dhe pritet ndërhyrje në rrugën nga fshati Slivje deri në fshatin Kostinc e cila është në gjendje të keqe. Aktivitetet do të kryhen me mekanizim nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në territorin e Kërçovës nuk ka përmbytje të reja të objekteve. Situata mbetet e pandryshuar, ndërsa niveli i lumenjve dhe rrjedhave të ujit është në rënie të vazhdueshme.

Gjithsej 250 të evakuuar janë të vendosur në sallën sportive “Hristo Uzunov”, ku u janë siguruar ushqim, ujë dhe produkte higjienike. Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” dhe NjTKZ po pompojnë ujin nga bodrumet në rrugët Prilepska, Pirinska, Prvi Maj (1 Maji) dhe 29 Noemvri (29 Nëntori).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër