Ministri Hoti: Nder dhe privilegj të bashkëkryesoj në Këshillin Shtetëror të Epopesë së UÇK-së

Nga D. V.
861 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti e ka cilësuar nder dhe përgjegjës të madhe që të jetë bashkëkryesues i Këshillit Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ai ka shkruar se Epopeja e UÇK-së është lavdia që bënë thirrje në nderim dhe përkulje ndaj vlerave të luftës çlirimtare.

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars është lavdia që na fton në nderim dhe përkulje ndaj vlerave të luftës çlirimtare. 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët që sublimojnë rrugën plot sakrifica të popullit tonë për LIRI dhe SHTETNDËRTIM. Këto janë ditët kur Familja Jashari u kthye në simbol të përjetshëm të qëndresës shqiptare. Sakrifica epike e kësaj familje e vulosi triumfin e lirisë. Nder dhe përgjegjësi e madhe, që si Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, të bashkëkryesoj Këshillin Shtetëror për shënimin e kësaj Epopeje. Lavdi përjetë dëshmorëve të luftës!”, ka shkruar Hoti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër