KFOR viziton Portin e Durrësit, rol strategjik në operacionet logjistike

Nga D. V.
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR) zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Autoritetin Portual të Durrësit, me qëllim njohjen nga afër të kapaciteteve operacionale dhe infrastrukturës së portit më të madh në vend.

Delegacioni u prit nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Autoritetit, Rubin Rredhi, i cili prezantoi zhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminaleve, si dhe investimet e realizuara për rritjen e kapaciteteve logjistike dhe përpunuese.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e KFOR-it u njohën me proceset e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, standardet e sigurisë, si dhe me rolin strategjik që luan porti në mbështetje të operacioneve logjistike dhe transportit detar në nivel kombëtar e rajonal.

Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë, duke vlerësuar rëndësinë e Portit të Durrësit si nyje kyçe infrastrukturore dhe faktor me peshë në zhvillimin ekonomik të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër