Bogovinë, 2 mars – Ambasadori i Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ka organizuar sot një iftar me pjesëmarrjen e ministrave shqiptarë që agjërojnë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe simbolike, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve institucionalë gjatë muajit të Ramazanit.
Një moment i veçantë në këtë iftar ishte përballja e dy fraksioneve të Aleancës për Shqiptarët (ASH), të përfaqësuara nga zëvendëskryeministri Arben Fetai dhe ministri Azir Aliu, duke tërhequr vëmendjen për praninë e tyre në të njëjtën tryezë.
Në iftar morën pjesë edhe zyrtarët Muhamet Hoxha, Feti Abazi dhe Besar Durmishi.
Ngjarja u vlerësua si një mundësi për shkëmbim mendimesh në një frymë respekti dhe bashkëpunimi institucional.
