Arrestohet i riu nga Kumanova, policia i gjeti lloje të ndryshme të drogave në shtëpi

Nga Xh M
1,009 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një 26-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi Policia gjatë bastisjes në shtëpinë e tij ka gjetur lloje të ndryshme të drogave. “Dje (14.03.2026) nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh. (26) nga Kumanova. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të realizuar me urdhër gjykate, ishin gjetur marihuanë, kokainë, amfetaminë, tableta ekstazi, një peshore digjitale dhe kartëmonedha. Personi është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër