Tabaku: Ndërsa vendi zbrazet nga emigracioni, administrata publike vijon të rritet

Nga D. V.
702 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila, sipas saj, po ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Tabaku theksoi se numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm në dy dekadat e fundit.

“Në vitin 2001 rreth 800 mijë shqiptarë jetonin jashtë vendit, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në rreth 1.46 milion, një rritje prej 82%, ndërsa popullsia në vend ka rënë me rreth 20%”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, ndërkohë që vendi po përballet me tkurrje të popullsisë, administrata publike ka vijuar të zgjerohet.

“Ndërsa vendi zbrazet nga shqiptarët, qeveria socialsite vazhdon të fryjë shtetin. Sot administrata publike ka arritur në rreth 185,400 punonjës dhe raporti është rritur nga 62 në 79 punonjës për çdo 1,000 banorë, një nivel më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian që është 60-65 punonjës për cdo 1 mijë banorë”, theksoi Tabaku.

Deputetja Tabaku shtoi se, në vend që të krijohen mundësi që shqiptarët të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën këtu, po ndërtohet një shtet gjithnjë e më i madh mbi një shoqëri gjithnjë e më të vogël, për interesa elektorale, ndërsa taksat e një vendi gjithnjë e më të rrudhur mbajnë një administratë gjithnjë e më të fryrë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër