Shkup, 24 Mars, Zhurnal.mk – Ndryshimet e pritura në maj apo qershor përbrenda qeverisë, përkatësisht posteve të ministrave dhe zëvendës-minisitrave, do të ndodhin vetëm me partitë qeverisësve aktuale dhe nuk do të ketë hyrje të ndonjë partie tjetër në koalicionin e tashëm qeveritar, porositi kështu sot Kryeministri Hristijan Mickoski.
Sipas Miickoskit ndryshimet e vetme që pritet të ndodhin do të jenë emra të përfaqësuesve të partive të tashme në qeveri.
“Në maj ose qershor, do të dihet nëse dhe cili ministër do të largohet nga një ministri e caktuar apo do të kalojë në një tjetër”, iu tha ai sot gazetarëve, për të sqaruar se nuk do të ketë zgjerim të koalicionit qeveritar me subjekte të reja politike.
“Si koalicion, kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të drejtë dhe nuk shoh hapësirë për negociata me subjekte të tjera politike”, tha Mickoski, duke hedhur poshtë mundësinë e hyrjes së Aleancës për Shqiptarët – krahut të të udhëhequr nga Zijadin Sela.
Sipas Mickoskit, freskimet që pritet të ndodhin kanë të bëjnë me departamente të shumta, dhe vendimet do të merren në koordinim me partnerët e koalicionit.
Sipas tij, qëllimi është rritja e efikasitetit të Qeverisë dhe përmirësimi i rezultateve në fushat kryesore.
Mickoski thotë se nuk do të ketë zgjerim të koalicionit qeveritar
412
Artikulli i mëparshëm
