Shkup, 2 prill Zhurnal.mk – Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 30 maj do të pranojë aplikime nga nxënësit e interesuar për regjistrim në gjimnazin matematiko-informatike për vitin shkollor 2026/2027.
“Nxënësit e interesuar duhet të dërgojnë Letër Interesi me të dhëna për nxënësin dhe prindin/kujdestarin te “Gjimnazi Matematiko-Informatikë” Bul. “Çetet partizane” nr.91 1000 Shkup, si dhe ne adresën elektronike matematicka.gimnazija@schools.mk me titull “Për thirrje publike për dhënien e provimit pranues për regjistrim në shkollën e mesme Matematiko-informatike“ jo më vonë se 30.05.2026”, raportoi Ministria.
Pas dorëzimit të dokumenteve, do të mbahen dy provime, më 5 qershor në matematike dhe 10 qershor në fizikë.
“Në Gjimnazin Matematiko-Informatike regjistrohen nxënës të rregullt të cilët kanë përfunduar arsimin fillor, kanë arritur sukses të përgjithshëm prej së paku 4,5 nga klasa e gjashtë deri në të nëntën në arsimin fillor dhe me notë 5 në lëndët mësimore matematikë nga klasa e gjashtë deri në të nëntën dhe fizikë nga klasa e tetë dhe e nëntë në arsimin fillor, dhe kanë dorëzuar vërtetim me numrin e pikëve të fituara nga provimi pranues”, raportoi Ministria.
