Të premten seanca e radhës, Nagavci: Pikë e rendit të ditës edhe dërgimi i FKS-së në Gaza

Nga D. V.
245 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Shefja e GP të VV-së Arbërie Nagavci, tha se të premten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

Ndërsa, përveç pikave të rregullta do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese si dhe dërgimi i FSK-së, në Gaza.

“Janë dakorduar që të ftohet seanca e radhës ditën e premte në ora 10:00. Përveç pikave të rregullat do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtareve për Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu edhe dërgimi i FSK-së në Gaza”, ka thënë ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër