Prishtinë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm për ndërhyrjen e Policisë gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë, duke kërkuar identifikimin e të gjithë zyrtarëve të përfshirë dhe zbardhjen e zinxhirit komandues që mori vendimin për përdorimin e forcës, raporton Ekonomia Online.
Musliu ka thënë se hetimi nuk duhet të përqendrohet vetëm te zyrtarët policorë që zbatuan urdhrat, por edhe te personat që e dhanë dhe e drejtuan urdhrin për ndërhyrje. Ajo ka paralajmëruar se, nëse IPK-ja nuk e kryen detyrën e saj, do të kërkohet krijimi i një komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 5 tetorit dhe trajtimin e tyre nga organet kompetente.
“Prandaj, sot kërkojmw nga Inspektorati Policor i Kosovës qëhetimi i iniciuar të jetë i plotë, i pavarur dhe i paanshëm për tëgjitha veprimet policore gjatë protestës së 5 tetorit.
Kërkojmw të identifikohen të gjithë zyrtarët e përfshirë nëpërdorim të panevojshëm të forcës policore. Të hetohet, jo vetem polici qe zbatoi urdherin, por të hetohet igjithë zinxhiri komandues. Kush dhe nga ku u dha urdhëri për ndërhyrje? Kush e drejtoioperacionin? Kush e vlerësoi situatën? Te sigurohet çdo provë tjetër që ndihmon në zbardhjen e plotë tëngjarjes.
Nuk na duhen hetime vetëm sa për ta qetësuar opinionin publik”, tha ajo.
Deputetja e PDK-së ka pretenduar se ndërhyrja policore ndodhi pas 20 ditësh protestash paqësore kundër dënimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë dhe në mbështetje të kërkesës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas saj, më 5 tetor protestuesit u përballën me gaz lotsjellës, topa gome, ujë të ftohtë dhe dhunë fizike.
“Më 5 tetor, në ditën e 21-të të protestës gjithëpopullore kundërdënimit të krerëve të UÇK-së në Hagë dhe kërkesës së qartë përvotimin e ndryshimit te ligjit për dhomat e specializuara, ndodhiajo që, në një shtet demokratik, nuk do duhej te ndodhte.
Në orët e mbrëmjes së 5 tetorit, dikush dha urdhër për përdorimtë forcës policore ndaj qytetarëve që kishin dalë për tëprotestuar.
Kjo erdhi pas 20 dite protest ku, gra, burra djem e vajza, femijee te moshuar kishin protestuar në mënyrë paqësore, me dinjitetdhe pa incidente.
Me 5 tetor qytetrët u përballën me mase te madhe te gazitlotsjellës, me topa gome, me ujë të ftohtë dhe me skena tëpapara të dhunës fizike”, tha ajo.
Musliu ka pretenduar se ndërhyrja nuk ishte përgjigje ndaj një situate të krijuar nga protestuesit, por një veprim i organizuar që, sipas saj, rrezikoi jetën e pjesëmarrësve. Ajo ka thënë se disa protestues, kryesisht veteranë të UÇK-së dhe fëmijë të dëshmorëve, u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore.
“Kjo situate nuk ishte pergjigje ndaj nje situate te krijuar ngaprotestuesit por ishte nje skenar i kurdisur për t’i provokuarqytetarët në shesh pa marre fare ne konsiderate qe mund terrezikohej jeta e atyre qe po protestonin per nje kauze te madhe. Ajo që pamë atë pasdite ishte e frikshme dhe e papranueshme! Përvec gazit lotësjellës ujit të ftoftë dhe topave të gomes kishtepërndjekje te qytetrëve nëpër hapësira dhe kthina të ndërtesavedhe perdorim të shfrenuar te dhunes fizike. Shumë protestues kryesisht veteran te UCK-se e femijëdëshmorësh që po protëstonin atë ditë u detyruan të marrinndihmë mjekësore nga dhuna brotale e policisë”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se kërkon llogaridhënie për të gjitha veprimet policore dhe ka bërë dallimin mes institucionit të Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve që mund të kenë keqpërdorur detyrën.
“Na duhet një hetim, që identifikon përgjegjësit dhe prodhonrezultate konkrete që në të ardhmen të mos keqprëdoret Policia e Kosovës.
Askush nuk e fajeson institucionin e policise se Kosoves siinstitucion, por askush nuk duhet të mbrohet nga përgjegjësiavetëm pse mban uniformë policie veshë. Detyra e policisë është t’i mbrojë qytetrët, jo të demostroi dhunëndaj tyre. E drejta për protestë paqësore nuk është privilegj që ua jeppushteti qytetarëve.
Është e drejte qe garantohet me kushtetute.
Dhe kur kjo e drejtë cenohet,sic u cenua me 5 tetor, institucionetkanë detyrimin të japin përgjigje e llogari. Prandaj nga kjo foltore i siguroj qytetaret se do të angazhohemime tërë kapacitetet që kjo çështje, të mos relativizohet dhe tëmos mbyllet pa u zbardhur.
Do të kërkojmë llogaridhënie institucionale, transparencë dhepërgjigje konkrete për atë që ndodhi me 5 tetor. Dhe nëse inspektoriati policor nuk e kryen detyren e tij, duhet ta krijojme një komision hetimor parlamentar jo vetem për 5 tetorin, por edhe për trajtimin e kësaj ngjarje nga organetkompetente.
Ka ardhe koha e pergjegjesise dhe llogaridhenjes per secilin qemendon se ta kesh pushtetin eshte ta kthesh shtetin ne pronensiprivate”, tha ajo.
