Ligji për arsim të lartë, Sulejmani: Jemi në fazën finale, synojmë të garantojmë cilësi të lartë

Nga Xh M
191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill Zhurnal.mk – Në debatin për Ligjin për arsimin e lartë, Zëvendësministri i Arsimit Driton Sulejmani nga VLEN deklaroi se shumica e sugjerimeve të dhëna nga universitetet janë marrë seriozisht dhe konsiderohen të arsyeshme.

Duke folur në emisionin “Click Plus” në TV21, ai theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar kujdes që të mos injorojë propozimet e institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas Sulejmanit, qëllimi kryesor i ligjit është garantimi i cilësisë në arsimin e lartë, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e sugjerimeve pritet të përfshihen në versionin përfundimtar. Megjithatë, ai nënvizoi se jo të gjitha propozimet mund të pranohen, pasi ministria ka edhe politikat e veta arsimore.

Ai bëri të ditur se drafti i ligjit ndodhet në fazën finale të përgatitjes, por ende ekziston hapësirë për korrigjime dhe përmirësime para miratimit përfundimtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër