Fëmijët e shkollës “Vaçe Zela” në Tiranë, pjesë e programit “Toka në shkollë”

Nga D. V.
188 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 prill Zhurnal.mk – Programi “Toka në Shkollë” po nxit një qasje të re të lidhjes mes nxënësve dhe natyrës, përmes aktiviteteve praktike dhe mësimeve ndërvepruese.

I shtrirë në shkolla të ndryshme në rang vendi, ky program synon të afrojë edhe më shumë nxënësit me kujdesin për natyrën, mjedisin, përmes iniciativave të drejtpërdrejta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, shembullin e nxënësve të shkollës “Vaçe Zela” në kryeqytet.

Rama tha se përmes programit “Toka në shkollë”, fëmijët mësojnë të mbrojnë tokën, një nismë që i afron ata me natyrën dhe u mëson përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe vlerën e ushqimit të shëndetshëm.

“Toka në Shkollë” është një nismë e Ministrisë së Arsimit, e shtrirë në shkolla në mbarë vendin, ku nxënësit jo vetëm zhvillojnë aftësi praktike, por edhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e mjedisit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Gjithashtu ky program synon të zhvillojnë aftësitë praktike për kultivimin, me synim lidhjen e fëmijëve dhe të rinjve me natyrën dhe traditat, si një mjet për edukimin mjedisor dhe jo vetëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër