“Në kohën kur ishe President, kishte zëra që merrje 200 mijë euro për transferime gjyqtarësh”, Klodiana Lala thirrje Bamir Topit: Sqaroji këto akuza

Nga Xh M
100 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk – Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, i ka kërkuar ish-presidentit të Republikës, Bamir Topi, që të sqarojë akuzat publike që janë bërë ndër vite ndaj tij për transferimin e gjyqtarëve.

Në një postim në Facebook, Lala shkruan se në kohën kur Topi ishte President dhe njëherazi kreu i KLD-së, ka pasur zëra që ai merrte 200 mijë euro për transferimet e gjyqtarëve nga rrethet në Tiranë.

Gazetarja shton se ish-presidenti, meqenëse thotë se ka qenë garant i Kushtetutës, duhet të dalë dhe t’i sqarojë këto çështje.

Postimi i plotë:

Në kohën kur President ishte Bamir Topi, që njëherazi drejtonte edhe KLD-në, zëra të ndryshëm në atë kohë pretendonin se një gjyqtar paguante 200 mijë euro për t’u transferuar nga rrethet në Tiranë. Nuk po ngre akuzë ndaj askujt, por meqë del e flet se ka qenë garant i Kushtetutës, ka mundësinë ta sqarojë edhe këtë çështje!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër