Kumanovë, 2 maj, Zhurnal.mk – Lideri i Ali Ahmeti ka përkujtuar 2 Majin me një mesazh reflektues për ngjarjet historike në rajonin e Karadakut, duke e cilësuar këtë datë si një moment të rëndësishëm të historisë së re.
Ahmeti rikujtoi Sllupçan si vendin ku, sipas tij, “u shkrua një nga faqet më domethënëse”, ndërsa shpalljen e Karadaku si zonë e lirë e vlerësoi si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi.
“Sot, në këtë 2 Maj të shënuar, rikthehem me mendje dhe zemër në Sllupçan… Karadaku dhe banorët e saj mbeten simbol i qëndresës dhe bashkimit për një të ardhme më të drejtë”, ka shkruar Ahmeti.
Në mesazhin e tij, ai u përkul me respekt para dëshmorëve dhe luftëtarëve, duke theksuar se sakrifica e tyre vendosi themelet e paqes dhe të drejtave që gëzohen sot.
“Angazhimi i tyre mbetet udhërrëfyes për rrugën tonë përpara. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, përfundon reagimi i tij.

