Kallëzim penal ndaj dy personave në Maqedoni, nuk kanë paraqitur tatim në vlerë prej 7.4 milionë denarësh

Nga D. V.
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 maj, zhurnal.mk – Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër personave M.Sh. dhe Zh.R. në cilësinë e drejtuesve të një personi juridik dhe kundër personit juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shmangie nga taksat” sipas nenit 279 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të paraqiturit M.Sh. dhe Zh.R. në cilësinë e tyre si drejtues të personit juridik, në periudha të ndryshme, me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar për të përfituar dobi pasurore të paligjshme për veten dhe personin juridik, me qëllim që të shmangin pagesën e detyrimeve tatimore për të cilat ishin të detyruar me ligj, ata i kanë paraqitur Drejtorisë së të Ardhurave Publike një bilanc tatimor për përcaktimin e tatimit mbi fitimin për vitin 2020 në të cilin kanë deklaruar të dhëna të rreme, ndërsa për vitet 2021 dhe 2022 nuk kanë paraqitur fare bilanc tatimor për përcaktimin e tatimit mbi fitimin, në kundërshtim me të dhënat kontabël dhe rezultatin financiar të deklaruar në bilancet bruto të kompanisë, ata kanë tërhequr fonde nga llogaritë bankare të personit juridik mbi baza të ndryshme dhe kanë bërë pagesa që nuk lidhen me aktivitetin e personit juridik pa pasur prova në të dhënat kontabël për justifikimin e tyre ekonomik, dhe me qëllim të fshehjes së aktiviteteve të inkriminuara nuk kanë paraqitur llogari përfundimtare për vitet 2022, 2023 dhe 2024 në Regjistrin Qendror të RMV-së

Me veprimet e lartpërmendura, të akuzuarit M. Sh. dhe ZH.R. me vetëdije dhe me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore të kundërligjshme për veten dhe personin juridik, nuk kanë llogaritur, paraqitur dhe paguar Tatim mbi Fitim në shumë totale prej 7.200.200 denarë dhe Tatim mbi të Ardhurat Personale në shumë totale prej 226.123 denarë, gjegjësisht nuk i kanë paraqitur dhe paguar detyrimet ligjore tatimore në shumë totale prej 7.426.323 denarë, për të cilën shumë është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër