“Largohu, në aktivitete mos më hajde”, “Paris vjedhi do like”, përplasje verbale mes LDK-së dhe PSD-së

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 maj, zhurnal.mk – Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pati edhe përplasje verbale mes përfaqësuesve të dy subjekteve politike.

Gjatë aksionit, përfaqësuesit e PSD-së u përballën me zyrtarin e LDK-së, Paris Guri, i cili kundërshtoi mbajtjen e aktivitetit pranë selisë së partisë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi se aktiviteti po mbahej në hapësirë publike.

“Ky është aktivitet në hapësirë publike”, tha Molliqaj.

Ndërkohë, Guri iu përgjigj duke thënë: “Po ju jeni në hapësirat e LDK-së”.

Debati vazhdoi edhe me tone më të ashpra, ku Molliqaj reagoi: “Largohu në aktivitete mos më hajde, jemi në hapësirë publike”.

Në diskutim u përfshi edhe aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila iu drejtua Gurit duke i thënë: “Hajde dalim në debat që po refuzoni. Paris, vjedhe ndonjë like”, tha Kuçi.

Ndërsa Guri u kundërpërgjigj: “Jo, ju vjedhni do like, se VV po ju shtin në këtë punë”.

Pas përplasjes, Molliqaj akuzoi partitë opozitare për mungesë qartësie lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me kryeministrin Albin Kurti pas zgjedhjeve.

“Sikleti i partive opozitare është i papërmbajtshëm. Siç po e shihni, reagimi i LDK-së është i papërmbajtur. Njerëzit që blejnë vota në diasporë, njerëzit që i shkojnë Albin Kurtit në secilin takim. Kurrgjë më shumë PSD s’po don se me u përgjigjë në pyetjen jetike: Çka kanë me bo LDK-ja pas zgjedhjeve? A janë për qeveri me Kurtin apo pa Kurtin? A janë për presidentin me Kurtin apo pa Kurtin? Mashtrimi i opozitës nuk guxon me shku tutje, lypin votat për pushtet anti-Kurti e shkojnë negociojnë me Kurtin”, deklaroi Molliqaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër