Trump: Riadi dhe Doha të nënshkruajnë “Marrëveshjet e Abrahamit” në kuadër të paqes me Iranin

Nga D. V.
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 25 maj, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump u bëri sot thirrje të  vendeve me shumicë myslimane, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin dhe Pakistanin, që të normalizojnë marrëdhëniet me Izraeli në kuadër të një marrëveshjeje paqeje lidhur me Iranin.

Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, presidenti Trump renditi vendet me udhëheqësit e të cilave kishte biseduar të shtunën si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës me Iranin.

“Kam deklaruar se, pas gjithë punës që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate shumë komplekse, të gjitha këto vende duhet të jenë të detyruara, të paktën, të nënshkruajnë njëkohësisht Marrëveshjet e Abrahamit”, shkroi ai.

Marrëveshjet e Abrahamit u ndërmjetësuan nga SHBA-ja gjatë mandatit të parë të Trumpit dhe çuan në normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me disa vende arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Presidenti Trump e ka konsideruar prej kohësh zgjerimin e këtyre marrëveshjeve si një nga objektivat kryesore të politikës së tij në Lindjen e Mesme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër