Shkup, 29 maj Zhurnal.mk – Reformat në gjyqësor po ecin përpara, por shumë ngadalë dhe pa klimë politike për bashkëpunim, vendi rrezikon të mbetet i bllokuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian, vlerëson eksperti juridik Aleksandar Novakoski.
Sipas tij, ligjet që duhet të miratohen deri në fund të qershorit janë “tekste serioze ligjore” dhe nuk duhet të kalojnë me procedurë urgjente, pasi kjo mund të dërgojë sinjal negativ ndaj Bashkimit Evropian dhe Komisionit të Venecias.
Mungesa e një qëndrimi të përbashkët mes partive, pa konsensus politik do të sjellë vështirësi që të miratohen ndryshimet ligjore reformuese në afatin e paraparë deri në fund të muajit qershorë.
“Do të ishte e padrejtë të them se nuk ka rezultate apo hapa përpara, por ai hap është shumë i vogël dhe shumë i ngadalshëm. Pavarësisht se ndahen mjete dhe gjithçka për gjyqësorin, mendoj se duhet të punohet pak më shumë, të gjenden kuadrot më të mira profesionale nga ato institucione dhe ata mund ta bëjnë gjithë përparimin, përndryshe nuk do të ecë lehtë, sidomos duke pasur parasysh se koncepti i ligjit tonë. Nëse arrihet konsensus politik, ligjet do të miratohen, përndryshe mendoj se nuk do të mundet në qershor, sepse qershori është në prag dhe bëhet fjalë për ligje serioze. Sigurisht që do të ketë amendamente dhe vërejtje, gjithçka varet nga vullneti politik dhe nëse grupet politike kanë pasur konsultime për këto ligje”, deklaroi eksperti juridik Aleksandar Novakoski.
Kohë më parë, ministri i drejtësisë Igor Fillkov kishte njoftuar se ligjet kyçe për Prokurorinë Publike, të cilat morën opinion pozitiv nga Komisioni i Venecias, po përballen me sfida në procedurën parlamentare pas bllokimit të ligjit nga opozita.
Në kuadër të sigurimit të parakushteve financiare për një gjyqësor funksional, është përgatitur Propozim-ligji i ri për buxhetin gjyqësor. Plan veprimi për luftën kundër korrupsionit në gjyqësor për periudhën 2026–2029.
Veçanërisht e rëndësishme është edhe përgatitja e Kodit të ri Penal, i cili është në proces harmonizimi me direktivat më të reja të Bashkimit Evropian, përfshirë fushat e luftës kundër korrupsionit, konfiskimit të pasurisë dhe krimit ekologjik.
Paralelisht po përgatitet edhe Ligji i ri për Procedurë Penale, i cili duhet të harmonizohet me standardet evropiane dhe praktikën ndërkombëtare.
