Një tërmet i fuqishëm 6,1 ballë Rihter godet bregdetin jugor

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mëngjes bregdetin e rajonit të Kalabrisë në Itali, i cili u ndje deri në Napoli.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Tirren pranë qytetit të Kozencës, rreth 240 kilometra në juglindje të Napolit.

Instituti Kombëtar për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë, raportoi një tërmet të fortë me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter – në një thellësi prej 250 kilometrash, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS) tha se magnituda ishte 6,2 ballë Rihter.

Gjithashtu, tërmeti u ndje në të gjithë Kalabrinë dhe deri në zonën e Vezuvit pranë Napolit në veri dhe rajonin e Bazilikatës në lindje.

Agjencia tha se fillimisht nuk kishte raportime për dëme, por po kryheshin verifikime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër