Ndjekje si në filma në Itali! 28-vjeçari shqiptar “ia mbath” me vrap e furgon të vjedhur nga policia pasi grabit lokalin, u përplas makinën dhe plagos dy efektivë

Nga Xh M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 2 qershor Zhurnal.mk – Një shtetas 28-vjeçar me origjinë shqiptare, është arrestuar në Bolonja të Italisë pasi u përfshi në grabitjen e një lokali, e më tej në një ndjekje të rrezikshme me policinë italiane, e cila në përfundim rezultoi më përplasje automjetesh nga ku ngelën dy efektivë.

Sipas autoriteteve italiane, i riu hyri në një lokal në rrugën Bentini me fytyrën e mbuluar dhe grabiti fillimisht arkën. Më pas përdori një mjet prerës për të hapur makinetat e bixhozit dhe për të marrë paratë që ndodheshin brenda tyre. Por ai kishte harruar kamerat e sigurisë, të cilat bënë të mundur që punonjësi i një kompanie private që po i vëzhgonte ato, njoftoi menjëherë policinë.

Bazuar në hetimet e deritanishme, shqiptari nuk veproi i vetëm. Pasi dyshohet se në vjedhje mori pjesë edhe një bashkëpunëtor, i cili arritu të largohej me vrap sapo mbërritën patrullat e policisë, dhe ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.

Pas grabitjes i riu shqiptar u largua me një furgon i cili rezultoi i vjedhur, por falë sinjalit GPS të vendosur në sendet e vjedhura polici arriti ta lokalizonte automjetin dhe të niste ndjekjen. Por gjatë një momenti ai refuzoi ti bindej urdhërit për ndalimdhe nisi të lëvizte me një shpejtësi të madhe duke kryer edhe manovra të rrezikshme, madje ai hyri edhe në krahun e kundërt të qarkullimit. Gjatë arratisjes ai përplasi një makinë policie e cila humbi kontrollin, doli nga rruga e më pas u përplas me një shtyllë. Dy efektivët që ndodheshin brenda mbetën të plagosur lehtë dhe morën ndihmë mjekësore.

Vete furgoni i drejtuar nga i riu shqiptar doli nga rruga dhe u përplas me mmurin e një kompanie private. Edhe pas aksidentit ai tentoi të arratisej në këmbë, duke kapërcyer murin dhe duke u fshehur mes automjeteve të parkuara në oborrin e biznesit, por u kap nga policia pas disa minutash.

Gjatë kontrollit të furgonit, efektivët gjetën pajisjen prerëse të përdorur për hapjen e makinetave të bixhozit, mjete të tjera për thyerje, arkën e lokalit me 75 euro brenda, si dhe një aparat për ndërrimin e monedhave.

Sipas autoriteteve 28-vjeçari ka precedentë penalë, për raste të tjera vjedhjesh apo dëmtim prone.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër