Nasri zbulon gjënë e vetme që mund ta largojë Luis Enriquen nga PSG-ja

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-ylli francez, Samir Nasri, zbuloi të vetmin kusht absolut nën të cilin Luis Enrique do të merrte në konsideratë largimin nga Paris Saint-Germain.

Duke folur në shesh xhirimi të Canal Football Club gjatë një bisede me Laure Boulleau, Nasri ka thënë se strategu 56-vjeçar mund të vendosë të japë dorëheqjen vetëm nëse Barcelona e telefonon.

“A mund të largohet Luis Enrique pasi të ketë arritur trofe ‘të njëpasnjëshëm’? Nëse Barcelona e telefonon një ditë, duke pasur parasysh se është klubi i zemrës së tij, ai mund të mendojë me vete: ‘Dua të kthehem atje’”, tha fillimisht Nasri.

“Menaxhmenti, marrëdhënia e tij me Luis Campos – ai është i lumtur te PSG për momentin. Mund ta shoh Luis Enriquen të largohet vetëm nëse është Barcelona ajo që e thërret”, përfundoi ish-ylli francez.

Ndryshe, Luis Enrique është me kombësi spanjolle, teksa ka luajtur dhe ka drejtuar Barcelonën si trajner.

Si lojtar i Barcelonës, Enrique ka fituar trofe si La Liga, Copa del Rey, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, teksa si trajner përveç trofeve të përmendur më lartë, ai fitoi edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër