Volkswagen prezanton Amarok W600: Pick-up-i sportiv që ofron manovrim më të mirë në asfalt dhe një ndjesi më sportive gjatë drejtimit

Nga D. V.
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Volkswagen Amarok W600 është versioni më i ri sportiv i pick-up-it të Volkswagen-it, i zhvilluar ekskluzivisht për tregun australian në bashkëpunim me kompaninë australiane të inxhinierisë Walkinshaw Performance.

Ndryshe nga shumica e kamionçinave të modifikuara që fokusohen te aftësitë jashtë rruge, W600 është krijuar për të ofruar manovrim më të mirë në asfalt dhe një ndjesi më sportive gjatë drejtimit.

Modeli dallohet nga parakolpi i ri agresiv me grilë në formë hualli dhe ndriçim LED, zgjerimet e parafangove, si dhe rrotat 20-inç.

Në kabinë gjejmë ulëse lëkure me rregullim elektrik, sistem audio Harman Kardon me tetë altoparlantë, karikim pa tela dhe ekran infotainment 12-inç.

Ndryshimi më i rëndësishëm fshihet poshtë karrocerisë.

W600 përfiton një sistem të ri pezullimi të zhvilluar me ndihmën e kompanisë Koni, si dhe një stabilizator të ri në pjesën e pasme, që premton kthesa më të sakta dhe rehati më të madhe në rrugë.

Nën kapak mbetet motori standard 3.0-litër V6 turbodiesel me 247 kuaj fuqi dhe 600 Nm çift rrotullues, pa modifikime shtesë të performancës.

Megjithatë, drejtuesit e Volkswagen Australia kanë lënë të kuptohet se në të ardhmen mund të ketë edhe versione me fuqi më të lartë.

Amarok W600 do të dalë në shitje në Australi gjatë gushtit 2026.

Çmimi zyrtar ende nuk është bërë publik, por pritet të pozicionohet mbi versionin luksoz Volkswagen Amarok Aventura, i cili aktualisht kushton nga 82,990 dollarë australianë (rreth 47,500 euro).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër