Izraeli paralajmëron banorët të mos kthehen në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes së re për armëpushim

Nga D. V.
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tel Aviv, 04 qershor, Zhurnal.mk – Ushtria izraelite u bëri thirrje sot banorëve të Libanit jugor, të mos kthehen në fshatrat e tyre, pavarësisht përpjekjeve të reja për zbatimin e një armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit.

Në një mesazh në gjuhën arabe, të publikuar në rrjetin social X, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se luftimet në jug të Libanit vazhdojnë dhe se forcat izraelite po godasin objektiva të milicisë, Hezbollah, e mbështetur nga Irani.

Sipas paralajmërimit, banorët nuk duhet të udhëtojnë në jug të lumit Zahrani, rreth 40 kilometra në veri të kufirit me Izraelin.

Ushtria izraelite theksoi se çdo lëvizje drejt zonës përbën një rrezik për jetën.

Izraeli dhe Libani arritën gjatë natës një marrëveshje të re për zbatimin e armëpushimit, ndërsa Hezbollahu nuk ka reaguar ende publikisht ndaj këtij pakti.

Megjithëse një armëpushim ishte në fuqi edhe më parë, ai konsiderohej praktikisht jofunksional, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga të dyja palët.

Lufta, e cila vazhdon që nga fillimi i marsit, ka detyruar qindra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban.

Shumë prej tyre shprehin shqetësimin se vazhdimi i armëpushimit aktual, nuk do të sjellë ulje të tensioneve, dhe as zbutje të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër