Shkruan, Bexhet Musliu , Themelues i Agjencisë Zhurnal.mk
Shkup, 5 qershor – Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani së fundmi është krenuar se kur ata kanë “luajtur futboll nëpër zyre, ka pasur portier në gol”, ndërsa sipas tij “problemi tani është që për herë të parë në golin tonë (të shqiptarëve), në portën tonë nuk ka portier”, duke aluduar në përfaqësuesit qeveritar në qeveri.
Por, pyetja që vetë Osmani duhet të parashtrojë është se çfarë kanë fituar me luajtjen futboll në qeveri! Sa autogola i kanë bërë vetes dhe çfarë fitore kanë arritur!
Aludimi se duke luajtur futboll me mbrojtës të duhur në qeveri, ka qenë krenari dhe këta shqiptarët e tanishëm në qeveri nuk kanë portier për të mbrojtur, është një goditje e ulët dhe ndoshta autogoli më i madh që Osmani i bën vetvetes.
Luajtja futboll nëpër instsitucionet e qeverisë, ndoshta duke u munduar t’i ngjasojnë politikanëve tjerë të rajonit, përveç se një papjekuri politike që u kushtoi shumë shqiptarëve nuk ishte asgjë tjetër.
Prej këtij fudollëku dhe krekosje, vetëm se shqiptarët panë dëm dhe dolën joserioz në qeverisje.
Në momentin kur shqiptarëve iu dha mundësia për qeverisje, me veprime të pamatura, siç ishte futbolli në qeveri, këndimi i këngëve e kallja e duhanit si në odë të burrave, ishte vetëm se përbuzje dhe amaterizëm në udhëheqjen e politikës.
Populli thotë, nëse dëshiron ta shohësh sa vlen një person, jepi pushtet dhe para, e fatkeqësisht në momentin kur Osmani me ministrat e tjerë kishin pushtet absolut, jo falë aftësive të tyre, por për shkak të rrethanave të krijuara, ata u treguan aq amatorë, aq të ulët dhe aq të papjekur sa filluan të sillen sikur nëpër çajtore.
Te miqtë tanë ndërkombëtar dhe të opinion në përgjithësi, u krijua përshtypja se shqiptarët s’dinë të udhëheqin, sepse i konsiderojnë institucionet sikur janë odat me oxhaqet në shtëpitë e tyre!
Kjo iu kushtoi shumë shqiptarëve në të kaluarën. Opinioni e di qartë se të gjithë narrativën në fushatën zgjedhore, partitë politike maqedonase, sidomos VMRO DPMNE-ja, e ndërtoi me arsyetimin se do ta kthejmë shtetin e nuk do të lejojmë që dikush të luaj futboll nëpër zyre të ministrive!
Andaj, ata u mobiliziuan maksimalisht dhe bënë gjithçka që është e mundur që të forocjnë VMRO-DPMNE-në me qëllim që t’iu hakmerret shqiptarëve. Kjo pjesërisht ndodhi në të ardhmen, sepse VMRO DPMNE gati se nuk fitoi gjysmën e deputetëve në parlament dhe me numrat aktual thuajse nuk kishte ne voj asapk për votat shtesë.
Në këtë formë u ul pazari i shqiptarëve në qeveri dhe vështirësitë ishin të pashmangshme.
Prandaj, Bujar Osmani dhe miqtë e tij, i dhanë vetes gola dhe krijuan penalti për partitë maqedonase që të sundojnë në të ardhmen.
Më shumë se dobi, ata bënë më shumë dëm, dhe pasojat po i vuajnë shqiptarët sot e kësaj dite!
