Mosha ideale për të mbetur shtatzënë

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fëmija është dhe një ndër momentet më të bukura të një çifti në jetën e tyre. Shpesh të gjithë mund të kenë dilemën se kur është koha ideale për tu bërë prindër.

Shoqëria jonë shpesh menjëherë pas zyrtarizimit të një lidhjeje,martesa e fëmija janë dy hapat që normalizojnë jetën në çift. Pa këto, diçka nuk shkon. Nëse pikërisht kjo gjë ju shqetëson, qetësohuni, shkenca ju del në krahë!

Nuk është e thënë që menjëherë pas disa muajve martesë të bëni një fëmijë, pasi dhe mëmësia ka moshën e saj ideale. Sipas një studimi shkencor nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, mosha 35 vjeç është mosha e përkryer për t’i dhënë jetë një fëmije. Besohet se shtatzënia pas moshës 30 vjeç është e rrezikshme, por kjo gjë nuk është e vërtetuar, përkundrazi studimet e ndryshme vërtetojnë të kundërtën.

Në këtë kohë, femra ndihet shumë më e vendosur dhe e sigurtë për një hap të tillë. jo gjë ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor të femrës gjithashtu dhe lidhet ngushtë me hormonet. Estrogjeni dhe progesteroni ndikojnë në aftësitë njohëse dhe funksionet e trurit sidomos nëse trupi i femrës përjeton një shtatzëni në moshë të vonë.

Asnjëherë mos u ndjeni nën presion, tashmë e keni përgjigjen e duhur për secilin që ju bën këtë pyetje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër