Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spanjoll

Nga D V
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbrojtësi i majtë spanjoll Marc Cucurella po përballet me një periudhë pasigurie për të ardhmen e tij në nivel klubesh, pavarësisht kontratës afatgjatë me Chelsean që zgjat deri në vitin 2029.

Futbollisti, aktualisht i fokusuar me kombëtaren e Spanjës në përgatitjet për Kupën e Botës, raportohet se është i hapur për një ndryshim gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, Atletico Madrid është një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij, me trajnerin Diego Simeone që e vlerëson profilin e tij për krahun e majtë. Vlera e lojtarit nga Chelsea llogaritet mes 40 dhe 50 milionë euro.

Megjithatë, prioriteti personal i Cucurellës thuhet se është një rikthim te Barcelona, klub ku ai ka kaluar më herët në karrierën e tij. Ky rikthim mund të varet nga zhvillimet në skuadrën katalanase, përfshirë të ardhmen e Alejandro Balde dhe hapësirën e krijuar në repartin e mbrojtjes.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas përfundimit të turneut ndërkombëtar, ndërsa në javët në vijim priten negociata intensive mes palëve të interesuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër