Grabiti një bastore dhe kërcënoi me thikë një person, 38 vjeçari nga Tetova arrestohet në aeroport

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor Zhurnal.mk – Nje person 38 vjeçar është privuar nga liri pasi ka grabitur mbrëmjen e kaluar një bastore në Tetovë duke e kercënuar me thikë një të punësuar, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme në këtë komunë.

‘’Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Kalimin Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, sot (08.06.2026) në orën 11:30, e kanë privuar nga liria R.Z. (26) nga Tetova, për shkak të dyshimit për veprën penale “grabitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal.Me fjalë të tjera, më parë gjatë natës, në orën 02:00, në SPB Tetovë, i punësuari G.S. (38) nga Tetova ka denoncuar se në një bastore sportive në Tetovë, një person duke e kanosur me një send të mprehtë ka marrë para nga xhiroja ditore’, thuhet një njoftimin e MPB-së

Nga ky dikaster njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër