Mickoski për projektin e madh energjetik Çebren dhe Galishtë: “Të jetë i yni dhe për ne të punojë”

Nga D V
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Projekti energjetik Çebren dhe Galishtë, prej të paktën tre dekadash, ka qenë në fokus si zgjidhje për rritjen e kapacitetit energjetik të shtetit. Deri më tani ka pasur disa përpjekje për realizim, por asnjë nuk ka funksionuar, transmeton Zhurnal.

Qeveria e kaluar shpalli synimin që projekti t’i jepej një kompanie greke, e cila do të ishte pronare dhe do të menaxhonte kompleksin. Por kjo qeveri vlerëson se bëhet fjalë për projekt me interes të lartë kombëtar, me rëndësi strategjike, dhe se është më e mira të ndërtohet me para shtetërore, të mbetet në pronësi të shtetit dhe fitimi të mbetet në Maqedoni.

Shteti është pranë vendimit që ta ndërtojë vetë projektin Çebren dhe Galishtë si projekt shtetëror, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si do të financohet hidrocentrali Çebren dhe nga do të sigurohen rreth 1,5 miliardë euro, sa sipas vlerësimeve do të kushtojë realizimi i tij.

“Unë dje, në brifingun për gazetarët, thashë se një nga iniciativat që kemi është që vetë, si shtet, ta ndërtojmë të gjithë kompleksin në lumin e Zi mbi hidrocentralin ekzistues të Tikvešit, i njohur në publik si kompleksi Çebren dhe Galishtë. Bëmë llogaritjet dhe konstatuam se ky është projekt strategjik jo vetëm për Maqedoninë, por edhe në nivel rajonal. Do të krijohen rezerva uji për pije dhe për bujqësi. Deri më tani ka pasur shumë tenderë të pasuksesshëm, përpjekje për partneritete private, procese të lidhura me shumë dyshime”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër