Ambasadori i Suedisë në RMV: Ju keni perime e fruta më të mira se Suedia por ne nuk hedhim mbeturinat

Nga D. V.
999 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor, Zhurnal.mk – “Maqedonia ka perime dhe fruta më të mira se Suedia, por ne jemi më të mirë në moshedhjen e mbeturinave në natyrë. Kjo mund të përhapet më shumë si praktikë edhe në këtë vend”, deklaroi ambasadori suedez Ola Solström, transmeton Zhurnal.

Ai sot vizitoi Parkun Kombëtar “Pelister” dhe, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve se cilat praktika mund të mësojë Maqedonia nga Suedia në mbrojtjen e natyrës, Solström tha:

“Suedia dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një gjë të përbashkët, e ajo është se të dy vendet kanë natyrë të bukur dhe të jashtëzakonshme dhe kanë një lidhje të thellë me të. Ajo që Suedia e ka zhvilluar mirë është një strukturë institucionale që është ndërtuar gjatë viteve dhe dekadave, e cila jep udhëzime se si të vendoset një ekuilibër mes zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, mes zhvillimit të sektorit energjetik nga njëra anë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor nga ana tjetër. Kjo është njohuri që ne mund ta përcjellim praktikisht përmes mbështetjes sonë zhvillimore”, tha ambasadori Solström.

Në Pelister ai u njoh me aktivitetet dhe sfidat e parkut, ndërsa së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor, Muamet Hoxha, dhe drejtorin e Parkut Kombëtar “Pelister”, Ivanço Toshevski, ecën në shtegun e ri për këmbësorë, promovimi i të cilit është caktuar për 13 qershor. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër