Shkëlzen, Liri, dhe Argita Berisha mbeten “non -grata” (bashkë me Sali Berishën)? Çfarë fshihet pas zhurmës për heqjen e “non grata”-s

Nga Xh M
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor Zhurnal.mk – Një lajm i pavërtetuar zyrtarisht ka qarkulluar me shpejtësi këtë të enjte në mediat shqiptare, ku ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me statusin “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve të publikuara nga gazetari i familjes Çim Peka është bërë me dije se Sali Berisha nuk rezulton të jetë më nën statusin “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky lajm u shoqërua menjëherë me reagime në sallën e Kuvendit, ku ishin deputetë të opozitës të cilët e pritën liderin e tyre me duartrokitje.

Vetë Sali Berisha në nëj deklaratë për mediat u shpreh: “Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, duke shtuar se bëhet fjalë për një bllokim të mëhershëm vizash, i cili sipas tij tashmë është hequr.

Mirëpo, kur u pyet lidhur me familjarët e tij, nëse dhe ata janë hequr nga “lista e zezë” e amerikënëve, Berisha nuk dha asnjë koment, duke vërtetuar se Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe Argita Berisha mbeten “non-grata” bashkë me të për të cilin nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga ambasada amerikane në Tiranë, por as nga DASH.

Madje në faqen zyrtare Sali Berisha bashkë me familjen e tij janë në listën e personave të sanksionuar.

Kujtojmë se Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021, me argumentin se ishte përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe kishte minuar proceset demokratike. Vendimi përfshinte gjithashtu edhe familjarët e tij, duke u ndaluar hyrjen në territorin amerikan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër