“Roaming si në shtëpi” – prioriteti më i lartë për Maqedoninë, porosit ministri Andonovski

Nga R.ZH
1,323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Maqedonia të bashkohet me regjimin evropian “Roaming si në shtëpi” pa asnjë vonesë, menjëherë pasi të arrijë korniza e propozuar ligjore, kërkoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në takimin ministror me Komisionin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin online u përcaktuan elementet kryesore për negociatat dhe gatishmëria e rajonit për heqjen e plotë të tarifave të roamingut gjatë udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian.

Andonovski theksoi se kjo iniciativë paraqet prioritetin më të lartë strategjik dhe praktik për Qeverinë, pasi sjell përfitime të drejtpërdrejta për buxhetin e qytetarëve dhe kompanive.

“Roaming si në shtëpi” nuk është vetëm harmonizim i legjislacionit, por një përfitim konkret dhe i dukshëm për qytetarët tanë, studentët dhe bizneset. Qëllimi ynë është i qartë: të thyejmë barrierat digjitale, ta afrojmë Maqedoninë me tregun unik të BE-së dhe qytetarët ta ndjejnë në praktikë përfitimin e integrimit evropian”, deklaroi ministri Andonovski.

Përveçse një hap strategjik drejt Bashkimit Evropian, integrimi në këtë sistem pritet të sjellë ulje të ndjeshme të kostove të komunikimit, lehtësim të shkëmbimeve ekonomike dhe udhëtime më të thjeshta për qytetarët në vendet evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër