Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Pesëdhjetë punonjës të Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë, të pakënaqur me faktin se nuk kanë marrë pagën për gjashtë muaj dhe ende nuk u janë zgjatur kontratat e punës.
Ata janë të indinjuar sepse institucionet kompetente nuk po e zgjidhin problemin e tyre, pavarësisht faktit se më parë kanë reaguar në Ministrinë e Financave dhe u është thënë se do të bëhen përpjekje për ta kapërcyer problemin.
