“MojDDV” funksionon me ngadalësime, DAP kërkon durim nga qytetarët

Nga D. V.
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi se aplikacioni “MojDDV” aktualisht po funksionon me ngadalësime të herëpashershme, ndërsa ekipet teknike po punojnë për tejkalimin e problemit.

Nga DAP bëjnë të ditur se janë duke u ndërmarrë aktivitete për identifikimin e shkaqeve që kanë ndikuar në funksionimin e aplikacionit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të funksionalitetit të plotë të tij.

“Aplikacioni MojDDV aktualisht funksionon me ngadalësime të herëpashershme. Ekipet tona po punojnë në mënyrë aktive për të përcaktuar shkaqet dhe për të kapërcyer sfidat, me qëllim që sa më shpejt të sigurohet funksionimi i pandërprerë i tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Institucioni u bëri thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim derisa të eliminohen vështirësitë teknike.

“Ju falënderojmë për durimin, mirëkuptimin dhe besimin tuaj”, theksohet në njoftim.

“MojDDV” është aplikacioni përmes të cilit qytetarët skanojnë llogaritë fiskale dhe realizojnë kthimin e një pjese të TVSH-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër