929
Prishtinë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Hysri Selimit i akuzuar për veprën penale të spiunazhit.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
