Aksione kontrolluese në Kumanovë dhe në Tetovë, janë shqiptuar 114 sanksione dhe janë ndaluar shtatë persona

Nga D V
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – MPB Maqedpni njofton se më 13.06.2026, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 23:00, Njësiti Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut realizoi kontrolle rrugore në zonat e Kumanovës dhe Tetovës me qëllim të sanksionimit të drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut.

Gjatë kontrollit në Kumanovë janë shqiptuar gjithsej 43 masa për kryerje të kundërvajtjeve dhe të veprave penale në trafik. Prej tyre, 28 masa për drejtues motoçikletash që drejtonin pa helmetë mbrojtëse, dy masa për drejtim motoçiklete me kategori të papërshtatshme, një masë për skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit të motoçikletës, një masë për policë sigurimi të skaduar, një masë për mungesë të targës së regjistrimit, dy masa për kundërvajtje të tjera të kryera nga drejtues motoçikletash dhe katër masa për kundërvajtje të tjera në trafik.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë zbuluar katër vepra penale, nga të cilat dy kryerës ishin të mitur. Kryerësit janë privuar nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm automjetit motorik“, ndërsa janë konfiskuar tre motoçikleta dhe një automjet udhëtarësh.

Gjatë kontrollit në Tetovë janë shqiptuar gjithsej 71 masa për kryerje të kundërvajtjeve dhe të veprave penale në trafik. Prej tyre, 40 masa për drejtues motoçikletash që drejtonin pa helmetë mbrojtëse, katër masa për drejtues të trotinetëve elektrikë, tre masa për mungesë të targës së regjistrimit, dy masa për skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit të motoçikletës, një masë për polisë sigurimi të skaduar, 16 masa për kundërvajtje të tjera të kryera nga drejtues motoçikletash dhe dy masa për kundërvajtje të tjera në trafik. Gjithashtu, janë zbuluar tre vepra penale, ndërsa kryerësit janë privuar nga liria për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, me ç’rast janë konfiskuar tre motoçikleta.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër