Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Kuvendi pritet sot të vazhdojë seancën e 104-të, në rendin e ditës të së cilës kanë mbetur edhe disa pika për shqyrtim.
Deputetët duhet të votojnë për Propozimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili zgjidhet nga Kuvendi. Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i propozon seancës plenare që zgjedhja të bëhet ndërmjet Artim Islamit, jurist i diplomuar me provim të jurisprudencës nga Struga, dhe Feuzi Xhaferit, jurist i diplomuar me provim të jurisprudencës nga fshati Çajlë i Gostivarit, transmeton Zhurnal.mk.
Deputetët gjithashtu do të deklarohen për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Gjykatat, me procedurë të shkurtuar, si dhe për Propozim-kodin e sjelljes etike të deputetëve në Kuvend.
