Largimi nga PS, Pjerin Ndreu i kërkon publikisht Marjana Koçekut të lërë mandatin: Po shkel besimin e dhënë! Do ishte fisnike të lije mandatin

Nga Xh M
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkodër 15 qershor Zhurnal.mk – Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, në një postim në Facebook, i ka kërkuar publikisht Marjana Koçekut të lërë mandatin e deputetes, një ditë pasi kjo e fundit njoftoi largimin e saj nga Partia Socialiste.

Ndreu shkruan se malësorët, as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt, ndërsa shton se gjithkush që ka mendime ndryshe mund të largohet nga një forcë politike.

“Heqja dorë nga mandati i marrë falë votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku”, thekson ai në postimin e tij.

Sipas kryebashkiakut, nuk bëhet fjalë për një dramë në PS, por për shkelje të besimit.

Postimi i Ndreut:

Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.

Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale.

Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.

Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.

Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS.

Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër