Instituti i ri Onkologjik – Nisin konsultimet, zgjerohet lista e barnave të rimbursueshme

Nga Xh M
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor Zhurnal.mk – Konsultimet për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar kanë nisur. Gjatë një takimi me përfaqësues të Dhomës Amerikane, Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala prezantoi si prioritet reformën farmaceutike, transformimin e kujdesit onkologjik dhe digjitalizimin e sistemit shëndetësor.

“Ky institut do të jetë një qendër kërkimore shkencore dhe shpresoj që me marrjen e fondeve nga grantet e ndryshme të arrijmë që ta rindërtojmë, në mënyrë që të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të bërë provimet klinike, si dhe onkologjinë pediatrike që tani është jashtë institutit, por do të koordinohet nga rrjeti kombëtar i onkologjisë. Në këtë rrjet bëjnë pjesë edhe qendrat në rrethe që kemi të kimioterapisë, të cilat dalëngadalë po mbushim për të decentralizuar shërbimin.” – tha Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.

Në mbështetje të kësaj reforme, ministrja prezantoi edhe risitë e Listës së Barnave të Rimbursueshme 2026, duke zgjeruar ndjeshëm mundësitë e trajtimit për pacientët me sëmundje tumorale dhe patologji të tjera me impakt të lartë shëndetësor.

Ministrja Sala bëri të ditur gjithashtu se MSHMS po investon në zgjerimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese, ku tashmë është vënë në funksion Akseleratori i tretë Linear, ndërsa brenda këtij viti synohet instalimi i Akseleratorit të katërt Linear.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër