Një tërmet i fortë godet Indonezinë

Nga D. V.
2,186 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulawes, 16 qershor, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash.

Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive dhe agjencitë meteorologjike të Indonezisë nuk lëshuan menjëherë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Palu u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në vitin 2018 duke lënë të vdekur më shumë se 4.000 njerëz dhe duke i bërë banorët veçanërisht të ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër