VMRO-DPMNE: “Stevço Jakimovski le të shkojë në Bihaç, kallëzimi penal iu dorëzua në kohën e LSDM”

Nga D V
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE reagoi ashpër ndaj akuzave të Stevço Jakimovskit, duke i kujtuar se kallëzimi penal kundër tij është dorëzuar në periudhën kur në pushtet ishte LSDM.

Në komunikatën partiake, Jakimovski cilësohet si “person që gjendet në listën e zezë të SHBA-së”, ndërsa nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se ai ende nuk mund të pajtohet me humbjen zgjedhore në Karposh.

“Personi Stevço Jakimovski, i cili është pjesë e listës së zezë të SHBA-së, ende nuk mund të pajtohet me faktin se i humbi zgjedhjet në Karposh, prandaj çdo ditë merret me VMRO-DPMNE”, thuhet në reagim.

Nga partia i rekomandojnë që “herën tjetër të xhirohet para selisë së LSDM-së në Bihac”, pasi kallëzimi penal kundër tij është dorëzuar pikërisht në kohën e qeverisjes së LSDM-së.
“Rekomandojmë që Stevço Jakimovski herën tjetër të xhirohet në Bihac para selisë së LSDM-së, sepse kallëzimi penal iu dorëzua pikërisht në kohën e qeverisjes së LSDM-së”, theksohet në komunikatë.

Në reagim ata u ndalën edhe te gjendja e tij shëndetësore, duke shprehur habi se Jakimovski, i cili më parë çdo ditë mbante konferenca për shtyp mbi gjendjen shëndetësore të Sotorit, tani thirret në sëmundje kur duhet të përballet me organet e drejtësisë.
“Nuk është i sëmurë për deklarata të pakuptimta, por është i sëmurë kur duhet të shkojë në burg”, porosit VMRO-DPMNE.

Reagimi vjen pasi më herët Jakimovski kishte drejtuar akuza ndaj VMRO-DPMNE-së për një ndërtim të paligjshëm në objektin e Pallatit të Bardhë. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër