BDI mban mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, flasin për zhvillimet e fundit në skenën politike

Nga D. V.
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kryesuar mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, në të cilën janë shqyrtuar zhvillimet aktuale politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.

Sipas njoftimit të BDI-së, gjatë takimit u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe qëndrimet e partisë lidhur me çështjet me interes për qytetarët.

Anëtarët e Kryesisë diskutuan mbi proceset aktuale politike, duke vlerësuar se nevojitet angazhim i përgjegjshëm për mbrojtjen e interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.

Në mbledhje u shqyrtuan edhe aktivitetet që strukturat e BDI-së po zhvillojnë në terren. Nga partia u vlerësua angazhimi i degëve dhe strukturave organizative në të gjitha nivelet, me synim forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të subjektit politik.

Po ashtu, Kryesia diskutoi për aktivitetet e planifikuara për periudhën në vijim, me theks të veçantë në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.

Në përfundim të mbledhjes, drejtuesit e BDI-së ritheksuan përkushtimin për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ruajtjen e parimeve të Marrëveshja e Ohrit dhe forcimin e rolit të partisë në zhvillimet politike në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër