Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – “Edhe pse kërkuan debat publik për Ligjin për organizimin e lojërave të fatit, tani duan ta obstruojnë, duke mos e caktuar debatin publik. Me kërkesën e tyre ne e mbështetëm debatin publik, ku ekspertë të fushës do të shprehnin mendimin e tyre nëse janë pro apo kundër Ligjit, si dhe qëndrimet e tyre lidhur me nenet që përmban ky Ligj. Në momente kur duam të rregullojmë një industri të tërë, LSDM shfaqet me obstruksionin e saj dhe me ngulm nuk dëshiron ta caktojë debatin publik, ku, dua të theksoj përsëri, të gjitha palët e interesuara do të mund ta shprehnin mendimin e tyre. Pse? Le ta thonë vetë”, deklaroi ai.
Stojanoski theksoi se VMRO-DPMNE kërkon menjëherë dhe pa vonesë, gjatë ditës së sotme, kryetarja e Komisionit dhe grupi parlamentar i LSDM të caktojnë debatin publik, në mënyrë që më pas nga qëndrimet e atyre që do të marrin pjesë në debat të nxirren konkluzione të caktuara, të cilat më pas ndoshta edhe do të inkorporohen në tekstin ligjor.
“Nuk do të lejojmë që procesi të ndalet. Nëse nuk mbahet debati publik, në seancën e ardhshme ligji do të vihet në rend dite, në përputhje me rregulloren – dhe procedura për miratimin e tij do të vazhdojë”, tha Stojanoski.
