Jo zyrtarisht mësohet se Mickoski merr shëndetësinë dhe integrimet, jep sportin dhe kulturën, drejtësia pritet t’i takoj VLEN-it, ndërsa ZNAM-it i ngel bujqësia

Nga D. V.
3,855 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Shëndetësia për drejtësinë, integrimet në BE për sportin, socialja për kulturën, si dhe vendi i Ivan Stoiljkoviq në Ministrinë për Marrëdhënie me Komunitetet për VLEN, sipas informacioneve të TV 24 kjo është përcaktuar fillimisht pas takimit të djeshëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe dyshes Izet Mexhiti e Bilall Kasami. Për më tepër, tek VLEN mbeten edhe ekonomia dhe mjedisi, të cilat nuk kanë hyrë fare në negociatat për rotacion. Edhe pse nga VLEN kanë insistuar për arsimin, kryeministri ka qenë i prerë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky resor, i cili mbetet tek ministrja Vesna Janevska, raporton TV24, transmeton Zhurnal.

Vendin e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë e mban Mickoski, ndërsa mbeten edhe posti i zëvendëskryeministrit për sistemin politik si dhe ai pa resor për Shaban Saliun, i cili sipas TV 24 pritet të largohet përfundimisht, diçka që kryeministri e kishte paralajmëruar që kur Saliu u akuzua për zjarrin në Koçani. Kjo do të thotë se, siç raportoi TV 24 dje, përveç Fatmir Limanit, Igor Filkovit dhe Arben Fetait do të largohen edhe Borko Ristevski, Zoran Ljutkov dhe me gjasë Azir Aliu, ndërsa Bekim Sali pritet të bëj rotacion. Ende mbetet e paqartë nëse kryeministri do t’i falënderojë Ivan Stoiljkoviqin apo do t’i ofrojë një post të ri.

Sipas burimeve të TV 24, edhe pse tek VLEN tashmë planifikojnë një ekspert për drejtësinë, një funksionar i VMRO-DPMNE thotë se ky resor është ende në vakum, megjithatë më afër për t’i kaluar VLEN-it sesa atyre. Sipas të njëjtit funksionar, në qeverinë e rikonstruktuar të Mickoskit do të ketë vend edhe për Partinë Demokratike të Turkëve. Nga ana tjetër, sonte në takimin me Maksim Dimitrievskin, siç raportoi TV 24 dje, në tavolinë do të jetë oferta për bujqësinë resor nga i cili për arsye personale do të largohet Cvetan Tripunovski. Për karrigen e tij tashmë përmendet emri i sekretarit shtetëror në ministri. Zyrtarisht, të gjitha partitë thonë vetëm se negociatat janë në vazhdim. Mickoski ka paralajmëruar se më 1 korrik propozimi do të hyjë në Kuvend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër